Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd

NULL NULL
03.05.2023 19:39
arrestim

Është arrestuar edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd, ka njoftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në një fjalim publik.

Babai i djalit u arrestua më herët me dyshimin për rrezikim të rëndë të sigurisë publike, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliq, ka thënë më herët se 14-vjeçari, i cili vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë së shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi një numër të madh personash të tjerë, e planifikoi krimin për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.