Arrestohet djali i Wendy Williams dhe Kevin Hunter pas një zënke me babanë NULL NULL 22.05.2019 23:00 22.05.2019 23:00 Ish-burri i Wendy Williams, Kevin Hunter dhe djali i tyre Kevin Hunter Jr, u përfshinë në një zënkë që rezultoi në arrestimin e Kevin Jr, në mëngjesin e së mërkurës. Page Six konfirmon se policia po heton grindjen midis babait dhe djalit, por nuk mund të japë asnjë koment të mëtejshëm. Djali i Willimas dhe Kevin, u lirua nga paraburgimi pak orë më vonë. Sipas TMZ, 18 vjeçari dhe babai i tij u zunë në një parking pranë shtëpisë së tyre, mbi kërkesën për një mbështetje bashkëshortore në divorcin e vazhdueshëm me Williams. Kjo nuk është hera e parë që policia përfshihet në familjen Hunter-Williams. Ëilliams bëri kërkesë për divorc nga Kevin Sr në prill pas gati 23 vjet martese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.