Arrestohet Diego Armando Maradona NULL NULL 22.05.2019 23:26 22.05.2019 23:26 Është arrestuar legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona. Ai u prangos nga autoritetet në Argjentinë për shkak të një padie që ish-e dashura e tij, Rocio Olivera ngriti ndaj tij për shkak të një borxhi që i detyrohet asaj, në vlerë prej mbi 5 milionë eurosh. Maradona ra në duart e autoriteteve pasi u kthye në Buenos Aires nga Meksika, raporton The Sun përcjellë Klan Kosova. Ata kishin qenë në lidhje për gjashte vjet, dhe lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar. Legjenda e futbollit do të paraqitet para gjykatës më 13 qershor dhe do të përfaqësohet nga avokati, Matias Morlo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024