Arrestohet 58 vjeçari për vjedhjen e pikturës së Van Gogh

Arrestohet 58 vjeçari për vjedhjen e pikturës së Van Gogh

NULL NULL
4 days më parë

Policia holandeze e ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen e dy veprave me vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

Bëhet fjalë për një vepër të piktorit të mirënjohur Vincent van Gogh dhe një tjetër të Frans Hals që ishin vjedhur gjatë vitit të kaluar në dy muze të ndryshëm.

Sidoqoftë, pikturat ende mungojnë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, zëdhënësja e policisë Maren Wonder ka thënë se një 58 vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij në qytetin holandez të Baarn, 40 kilometra në juglindje të Amsterdamit.

Identiteti i tij nuk është publikuar – kjo në përputhje me ligjet e Holandës për ruajtjen e privatësisë.

“Për fat të keq, ne ende nuk i kemi gjetur pikturat dhe hetimi po vazhdon”, tha Wonder.

Ajo e quajti arrestimin “një hap me të vërtetë të rëndësishëm në hetim”.

klankosova.tv