Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false NULL NULL 19.06.2025 14:05 19.06.2025 14:05 Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, pasi tentoi të hynte në territorin shqiptar me dokumente të falsifikuara dhe ishte në kërkim ndërkombëtar për vepra penale. Pas verifikimeve të mëtejshme dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës për dy vepra penale, një në fushën e narkotikëve dhe një tjetër për plagosje të lehtë, transmeton Klankosova.tv. Policia e Shqipërisë ka sekuestruar dokumentet e dyshuara të falsifikuara, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet atje. Operacioni vjen si pjesë e masave të shtuara për garantimin e sigurisë kufitare dhe ndalimin e personave me precedentë penalë që synojnë të lëvizin në mënyrë të paligjshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.