Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 24-vjeçari që dhunonte bashkëjetuesen

NULL NULL
06.08.2015 16:55

 

Një 20-vjeçare denoncoi bashkëjetuesin e saj prej gjashtë muajsh se ishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë sistematikisht nga ai.

24-vjeçari Fatbardh Gjokeja nga Fushë-Derveni i Krujës u arrestua pasditen e djeshme pas denoncimit të 20-vjeçares M.M.. ajo deklaroi para uniformave blu se i dashuri i ka kërcënuar prej kohësh dhe e ka dhunuar, ndërsa së fundmi e kishte kërcënuar me armë zjarri, te cilën e mban pa leje.

20-vjeçarja u shpreh se konfliktet dhe dhuna e ushtruar prej tij ishin bërë të padurueshme së fundmi. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”./Shekulli.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.