Arrestohen tre të dyshuar pasi kërkuan fajde nga një person - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre të dyshuar pasi kërkuan fajde nga një person

NULL NULL
16/08/2019

Policia ka arrestuar tre të dyshuar dje në Pejë pasi një person kishte raportuar se atë e kishin detyruar t’u paguajë fajde nga viti 2015 deri me tani.

Sipas raportit 24 orësh të policisë është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale, po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.