Arrestohen tre refugjatë iranianë në Konispol - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre refugjatë iranianë në Konispol

NULL NULL
13/12/2015

Tre refugjatë nga Irani janë arrestuar të dielën në kufirin jugor mes Shqipërisë dhe Greqisë, pranë Konispolit.

Sipas policisë kufitare shqiptare, iranianët besohet se i përkasin moshës 30-vjeçare. Ata kishin si qëllim që përmes Ballkanit të largoheshin drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Në të gjithë botën besohet se kanë emigruar rreth 5 milionë iranianë, shumica e të cilëve largohet për arsye politike. Këtë vit, Shqipëria pritet të jetë një ndër destinacionet më të përdorura nga emigrantët e Lindjes së Mesme, për shkak të dimrit. Autoritetet shqiptare i kanë marrë masat me krijimin e disa kampeve në zonat kufitare./Shekulli.al