Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit – në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

NULL NULL
24.11.2024 17:50
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv.

Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze.

Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, e policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.