Arrestohen tre persona në Pejë, u rrahën pasi shkëmbyen mesazhe kërcënuese me njëri-tjetrin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre persona në Pejë, u rrahën pasi shkëmbyen mesazhe kërcënuese me njëri-tjetrin

NULL NULL
01.02.2023 08:44
Policia e Kosovës

Tre persona janë arrestuar të hënën rreth orës 18 e 15 në Pejë, pasi u rrahën në mes vete.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur pas kërcënimeve me mesazhe që të dyshuarit kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, më datё 31.01.2023, rreth orёs 18:15, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rrahje, deri te incidenti ka ardhur pasi qё peronat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilёt kanё kanosur njёri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njёri nga tё dyshuarit ka marrë trajtim mjekësor dhe pastaj bashkë me dy të tjerët është dërguar në mbajtje.