Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se dëmtuan me 31 mijë euro kompaninë ku punonin NULL NULL 02.07.2025 10:58 02.07.2025 10:58 Foto ilustruese. Arrestimi Tre persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, pas një hetimi që kishte nisur disa muaj më parë. Të njëjtit dyshohen se gjatë periudhës maj 2024 – janar 2025, se kanë keqpërdorur detyrat dhe pozitat e tyre brenda një kompanie private me qëllim përfitimi personal, duke i shkaktuar kompanisë një dëm të konsiderueshëm financiar në vlerë prej rreth 31 mijë euro. Arrestimi i tyre është kryer më 1 korrik 2025, pas përfundimit të hetimeve të zhvilluara nga njësitet kompetente të Policisë në Pejë. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është deklaruar për Klankosova.tv edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës. “Pas një pune intensive hetimore me Policinë e Kosovës, të njëjtit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi’, ku shuma e keqpërdorimit është mbi 30 mijë euro.”, tha Nikçi për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025