Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre persona, konfiskohen mbi 8 mijë e 500 euro të falsifikuara

NULL NULL
07.06.2023 23:10
2 euro fals

Tre persona janë arrestuar nga policia.

E.H, viti i lindjes 2003, E.H, viti i lindjes 2000 dhe L.U, viti i lindjes 2003 përfunduan në pranga si të dyshuar për falsifikim të parasë.

Si prova materiale janë konfiskuar 4 mijë e 296 copa metalike nga dy euro që kapin vlerën e 8 mijë e 592 eurove.

Po ashtu janë konfiskuar edhe katër telefona celularë dhe një automjet.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.