Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Kamenicë NULL NULL 16.03.2023 14:12 16.03.2023 14:12 Policia e Kosovës njofton se sot në Kamenicë, pas një pune hetimore, ka arritur që t’i lokalizojë dhe arrestojë tre të dyshuarit S.K. (42-vjeçar), E.B. (22-vjeçar) dhe L.S. (25-vjeçar). Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur para një muaji, ku ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura, të cilat pas verifikimit do të kthehen te pronari legjitim.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023