Arrestohen shqiptari dhe greku – u kapën me 53 kilogramë drogë NULL NULL 1 year më parë 1 year më parë Një shtetas grek 46 vjeç dhe një shtetas shqiptar 48 vjeçar u arrestuan gjatë orëve të natës në aksin që lidh qytetin e Kosturit me doganën e Kapshticës në Greqinë e Veriut. Sipas policisë greke, dy të arrestuarit u ndaluan pasi në automjetin e tyte u gjet sasia prej 53 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, si dhe shuma prej 3500 euro cash. Policia thotë se kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike, ndaj dhe ngriti postobllokë në disa pika të autostradës. Dy të arrestruarit tentuan të largohen me vrap, por u arrestuan brenda pak minutash. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti drogës së Kosturit.
Një shtetas grek 46 vjeç dhe një shtetas shqiptar 48 vjeçar u arrestuan gjatë orëve të natës në aksin që lidh qytetin e Kosturit me doganën e Kapshticës në Greqinë e Veriut.
Sipas policisë greke, dy të arrestuarit u ndaluan pasi në automjetin e tyte u gjet sasia prej 53 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, si dhe shuma prej 3500 euro cash. Policia thotë se kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike, ndaj dhe ngriti postobllokë në disa pika të autostradës. Dy të arrestruarit tentuan të largohen me vrap, por u arrestuan brenda pak minutash. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti drogës së Kosturit.