Arrestohen pesë vëllezër në Prishtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen pesë vëllezër në Prishtinë

NULL NULL
21.05.2023 09:13
policia e kosoves

Pesë vëllezër janë arrestuar të shtunën rreth orës 21 në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë shtënë me armë pasi disa hajna kanë tentuar të kryejnë vjedhje aty.

Gjatë intervenimit të njësiteve për reagim të shpejtë (NjRSh) të shtëna armësh pati edhe në drejtim të këtyre mirëpo pa pasoja.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar arsenal armësh.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia  e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasojë, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile,  këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar  në drejtim të tyre,  por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.