Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen pesë të dyshuar, për grabitjen e ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë

NULL NULL
25.06.2024 15:49
Arrestim, foto ilustrim
Arrestim, foto ilustruese

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar lidhur me grabitjen e ndodhur më 1 qershor, në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Atyre iu vendosen prangat nën dyshimin se të maskuar e nën kërcënimin e thikës kanë hyrë në pompën e derivateve ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave.

“Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.