Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen pesë persona për përgatitje të veprave terroriste

NULL NULL
10.10.2021 17:29

Pesë persona janë arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste” si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Speciale bën të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë zjarri, dron, si dhe armë anti-tankë, njofton Klankosova.tv.

Të dyshuarit po ashtu dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.​

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.