Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen në Prizren një kosovar e një turk me mbi 10 kg drogë

NULL NULL
10.06.2023 16:11
prizren droga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një shtetas kosovar dhe një shtetas turk në Prizren, si të dyshuar për posedim të mbi 10 kilogramëve marihuanë.

Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacionin policor i koduar “Vera”, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale.

“Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970)”, ka njoftuar Policia, raporton Klankosova.tv.

Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndaj tyre është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.