22:18, 2 Dhjetor 2019

Policia në Pejë ka prangosur dy burra, punëtorë të KEDS.

Të dyshuarit të veshur në uniformë kanë shkuar në shtëpinë e viktimës duke thënë se “po harxhon shumë rrymë” dhe duke kërkuar para ryshfet, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

“Viktima është përgjigjur se e ka nxemjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse fatura është e madhe”.

“Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 €. Viktima ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ka raportuar rastin në stacionin policor në Pejë”.

“Të dyshuarit, shtetasit G.G. i lindur vitin 1965 dhe B.Th. I lindur 1974 janë arrestuar dhe pasi janë intervistuar me urdhër të Prokurorit të shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa adekuate ligjore”.

Ata janë kapur në flagrancë duke marrë paratë nga viktima.

Konkurs Pune

Lexo më shumë