Arrestohen dy të mitura në Prizren, kanosën me thikë një tjetër NULL NULL 26.01.2022 09:19 26.01.2022 09:19 Dy të mitura në Prizren janë arrestuar pasi kanë kanosur me thikë një tjetër. Sipas raportit të policisë, të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjete sociale. “Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, njofton më tej policia, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024