Arrestohen dy të mitur për vrasje në tentativë në Prishtinë NULL NULL 30.09.2023 09:22 30.09.2023 09:22 Të premten rreth orës 16:20, janë arrestuar dy të mitur në rrugën “Shpejtim Robaj” në Prishtinë, si të dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tentim vrasja ka ndodhur të enjten (28.09.2023), raporton Klan Kosova. “Rr. Shpejtim Robaj, Prishtinë 28.09.2023 – 16:20. Lidhur me rastin me datën 29.09.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 19 orë më parë