Arrestohen dy të mitur në Prizren, sulmuan 80-vjeçarin dhe ia grabitën 100 euro (VIDEO) NULL NULL 07.02.2025 10:03 07.02.2025 10:03 Policia në Prizren gjatë ditës së enjte ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të mitur, të dyshuarin me inicialet B.S., dhe A.G. Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi janë gjetur prova të mjaftueshme, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin, gazetari korrespodent, Nuhi Salihu ka dhënë disa detaje shtesë. Ai thotë se të miturit dyshohet se kanë sulmuar një 80-vjeçar dhe i kanë grabitur para me vlerë prej 100 euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025