Arrestohen dy të mitur në Pejë, vodhën dy trotineta elektrikë (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy të mitur në Pejë, vodhën dy trotineta elektrikë (FOTO)

NULL NULL
14/08/2022

Policia ka arrestuar dy të mitur në Pejë, pasi të njëjtin kanë vjedhur dy trotineta elektrikë me vlerë prej 900 eurosh.

Dyshohet se të miturit e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjenden nё arrati, përcjell Klankosova.tv.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy (2) persona tё dyshuar (tё mitur), por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bën të ditur se të dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaliuar pёr 24 orё.

“Tritonetat e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do ti kthehen pronarit legjitim.Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё (7) vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.