Arrestohen dy të dyshuar për rrahje në Gjakovë, njëri prej tyre nga stafi i policisë NULL NULL 23.05.2023 14:31 23.05.2023 14:31 Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar që i ka arrestuar dy të dyshuar për shkaktim të lëndimeve të lehtra trupore. IPK-ja po ashtu ka njoftuar se njëri prej të arrestuarve është zyrtar i stafit civil në polici. “Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje. IPK-ja është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore dhe jashtë detyrës zyrtare)”, thuhet në njoftimin e IPK-së. “Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë së një lokali”. “Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (zyrtarin e stafit civil dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”. Me vendim të prokurorit ata janë ndaluar për dy ditë, teksa priten të ndërmerren hapa të tjerë në bashkëpunim me prokurorinë në fjalë.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023