Arrestohen dy të dyshuar në Istog për vjedhje të mjeteve të punës NULL NULL 24.02.2020 15:44 24.02.2020 15:44 Një person me datë 21 shkurt e ka paraqitur rastin në Stacionin Policor në Istog se i janë vjedhur mjetet e punës në vendin e tij të punës. Ndërkaq dje rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak ka arrestuar dy të dyshuarit lidhur me rastin. S. M. i lindur me 1988; F. B. i lindur me 1992. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. Gjërat janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë