Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy shtetas kosovarë në Mal të Zi, të kërkuar për krime lufte

NULL NULL
04.10.2023 17:20
arrestim

Policia e Kosovës njofton se autoritetet e Malit të Zi kanë arrestuar në territorin e tyre dy persona, shtetas të Kosovës, të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.

I dyshuari me inicialet Z.V. (viti i lindjes 1961) u arrestua më 01.10.2023, ndërsa I.B (viti i lindjes 1975) më 04.10.2023.

Bëhet e ditur se personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.