15:16, 15 Mars 2019

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, kanë ndërmarrë gjitha veprimet operative, hetimore dhe ato të kërkimit, me qëllim të lokalizimit të personave.

Si rezultat e veprimit të shpejtë të Policisë ka rezultuar me kapjen e dy personave lidhur me rastin në fjalë:

A.B, 24 vjeç shtetas i Shqipërisë i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.

Ndryshe policia ka zgjeruar hetimet duke kryer edhe disa bastisje në disa lokacione, duke arrestuar kështu edhe të dyshuarin e dytë:

H.Sh, 18 vjeç, shtetas i Kosovës, njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Gjatë bastisjeve janë gjetur:

-një revole TT;

-5 fishekë;

– Substancë narkotike; si dhe

– Një shumë e parave që dyshohet se janë  plaçkitur në rast.

Personat e dyshuar me rekomandim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Ngjarja e ndodhur dje:

“ Dje rreth orë 16:30 në Drenas, në një qendër tregtare më saktësisht në një institucion mikro-financiar, ka ndodhur një grabitje. Nga informacionet e përpunuara dyshohet se grabitjen e ka kryer një person i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë