Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën marihuanë, thikë e sprej - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën marihuanë, thikë e sprej

NULL NULL
29/11/2021

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që të njëjtëve, gjatë një kontrolli nga ana e policisë u janë gjetur në posedim dhe konfiskuar sprej, thikë dhe tri qese me substancë narkotike, dyshohet për llojin marihuanë.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.