Arrestohen dy persona në Kodër të Trimave për temtimvrasje e shkelje të arrestit shtëpiak NULL NULL 08.04.2023 19:14 08.04.2023 19:14 Policia ka arrestuar dy persona për “vrasje në tentativë” në rastin e ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave në kryeqytet. Sipas policisë, i dyshuari është P.S., 32-vjeç, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Kurse personi tjetër i arrestuar është A.I., 38-vjeç, pasi kishte shkelë masën e arrestit shtëpiak dhe është dërguar në paraburgim për 30 ditë, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se mbrëmë në Kodrën e Trimave është raportuar për të shtëna me armë në drejtim të një veture në lëvizje. “Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.