Arrestohen dy persona me kokainë në Vlorë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy persona me kokainë në Vlorë

NULL NULL
11/08/2015

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën teksa posedonin një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

Policia e Vlorës në një njoftim për shtyp ka deklaruar se personat e arrestuar janë shtetasit Taulant Haskaj dhe Xhulio Dane, të moshave 43 dhe 21 vjeç dhe banues në qytetin bregdetar.

Arrestimi dy personave u bë i mundur  në lagjen “28-Nëntori”, pasi gjatë ushtrimit të një kontrolli në automjetin tip “AUDI” version “A4”, agjentët kanë gjetur 3 doza me kokainë, që në tërësi përbënin 2.5 gramë.

Policia ka nisur punën për kapjen e pronarit të automjetit me të cilin udhëtonin Haskaj dhe Dane, i identifikuar si shtetasi Mariglen Hamzo./Shekulli.al