Arrestohen dy persona, dyshohet se falsifikuan 15 mijë euro NULL NULL 15.05.2019 17:35 15.05.2019 17:35 Policia sot ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona nën dyshimin për përfshirje në dy vepra penale. Sipas policisë të arrestuarit janë D. R. viti i lindjes 1991 dhe F. Z. viti i lindjes 1996. Ata kanë deponuar në një bankë në Fushë Kosovë dhe Malishevë, që dyshohet se ishin të falsifikuara, njofton Klan Kosova. “Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 19 minuta më parë