Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, posedonin mbi një kilogramë drogë NULL NULL 28.06.2025 08:36 28.06.2025 08:36 Dy burra janë arrestuar të premten në Fushë Kosovë, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “blerja, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”. Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.68 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 13 gram substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 centimetra, një peshore digjitale, dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme, transmeton Klankosova.tv. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Njësitë relevante policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre kanë gjete dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë, 13 gram substanca dyshohet të llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 2 orë më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 5 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 19 orë më parë