Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

NULL NULL
04.05.2015 08:15
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje,Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj janë arrestuar të dielën në mbrëmje rreth orës 23:30.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj janë arrestuar  të dielën në mbrëmje rreth orës 23:30.

Këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Adonis Tahiri, njëri prej aktivistëve në zyrën për media të kësaj lëvizjeje i cili tha se prangosja e tyre u bë në kufi përderisa ishin duke u kthyer nga Shqipëria.

“Rreth orës 11:30 në mbrëmje, Policia e Kosovës ka ndaluar tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në kufi, përderisa po ktheheshin nga Shqipëria, dy prej të cilëve i ka arrestuar: Frashër Krasniqin dhe Etleva Malushajn. Pra, ata nuk u arrestuan duke dale nga Kosova (të njëjtën ditë), por duke hyrë në Kosovë. Sigurisht se kjo ka ndodh për shkak të pjesëmarrjes së tyre nëpër aksione e protesta të mëhershme ” shkruan Tahiri në Facebook.