Arrestohen disa tifozë të Shqipërisë pas humbjes së djeshme

Arrestohen disa tifozë të Shqipërisë pas humbjes së djeshme

NULL NULL
2 muaj më parë

Tifozat Kuq e Zi, kanë njoftuar se disa prej anëtarëve të tyre janë arrestuar dje nga policia e shtetit shqiptar, në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Kjo tifozëri, kërkon lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të tyre, të cilat janë arrestuar si shkak i shkuarjes afër stadiumit, aty ku Shqipëria dje pësoi humbje 1:0 nga Lituania, transmeton Klan Kosova.

“Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim. Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare”, shkruajnë ata.