11:49, 14 Janar 2020

Disa persona janë arrestuar në Iran për rrëzimin e një aeroplani pasagjerësh ukrainas me një raketë, thotë gjyqësori i vendit.

Zëdhënësi Gholamhossein Esmaili tha se hetimet mbi incidentin po vazhdojnë, por nuk dha detaje, njofton Klan Kosova.

Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi do të mbikëqyrej nga një “gjykatë speciale”, shkruan BBC.

Fluturimi Ukrainian International Airlines PS752 u rrëzua menjëherë pasi u nis nga Teherani të mërkurën, duke lënë të vdekur 176 njerëzit në bord.

Shumica ishin qytetarë iranianë dhe kanadezë.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë