Arrestohen autorët e plagosjes së Met Elshanit NULL NULL 29.08.2019 18:05 29.08.2019 18:05 Janë arrestuar dy autorët e plagosjes së menaxherit të On Records, Met Elshani. Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy perosna me inicialet A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarr të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti. Ngjarja kur mbeti i plagosur menaxheri i On Records, Met Elshani, ka ndodhur më datën 17 maj të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë