Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar NULL NULL 08.02.2025 17:39 08.02.2025 17:39 Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. Siç njoftoi Elshani, një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten. “Dyshohet se thirrja ka ardhë nga qendra për punë sociale në Zubin Potok. Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha Elshani për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025