Arrestohen 17 persona në Shkodër - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen 17 persona në Shkodër

NULL NULL
01/03/2017

Një super operacion anti-drogë është finalizuar nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë operacionit të koduar “Early Spring” janë arrestuar 17 persona që kryenin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, transmeton Klan Kosova.

Gjatë periudhës 10 mujore të hetimit të këtij grupi, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë sekuestruar 31.140 rrënjë bimë cannabis sativa, 150 kg lëndë narkotike, 330 gramë farë bimë narkotike, 5 armë zjarri e municione luftarake, 9 automjete, si dhe 22 telefona.