Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, planifikuan një përleshje fizike NULL NULL 04.07.2025 22:34 04.07.2025 22:34 Policia në Mitrovicë të Jugut ka arrestuar 15 të dyshuar për të parandaluar një përleshje të mundshme fizike ndërmjet disa të rinjve, kjo pasi ata morën një informatë për këtë paraprakisht. Poashtu, Klankosova.tv ka raportuar ekskluzivisht nga momenti i arrestimit të një të mituri nga ky qytet sot, që ka të bëjë me rastin në fjalë. Policia shton se angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin e dy grupeve dhe ka bërë të mundur parandalimin e përleshjes dhe vendosjen e situatës nën kontroll. “Gjatë veprimeve të ndërmarra, në dy lokacione të ndryshme janë arrestuar pesëmbëdhjete persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për përleshje”, thuhet në njoftimin e policisë. “Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani te prindërve dhe zyrtarëve te Qendrës për Punë Sociale (QPS)”, shtohet ndër tjera nga policia. Në fund shtohet se procedurat e mëtejme hetimore po vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent. /Klankosova.tv I mituri arrestohet nga policët civilë para objektit të Komunës së Mitrovicës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025