Arrestimi i serbit në Bërnjak, zyra e Petkoviqit: S’do ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë Kurti NULL NULL 13.04.2024 15:34 13.04.2024 15:34 Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot naj autoriteteve kosovare, për arrestimin e serbit Sreçko Sofronijeviq, për veprën penale ”Prishje e rendit kushtetues të Kosovës”. Në një deklaratë të lëshuar, kjo zyre duke propaganduar kërkon që në këtë rast të përfshihet bashkësia ndërkombëtare, transmeton klankosova.tv. Anise, Sofronijeviq ishte i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për vepra penale në përleshjet e veriut të vendit në 2021-ën, zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë gënjen se Prishtina ”nuk garanton dhe respekton të drejtat për serbët e Kosovës”. Ndërsa dhe nuk e mohojnë më pas se ai deri më sot, pavarësisht veprave penale, ”ka jetuar i qetë në shtëpinë e tij dhe familjen në veri të Kosovës”. Reagimi i tyre tutje thotë se arrestimi i tij, po bëhet për të frikësuar popullin serb dhe siç specifikohet ”në këto zona s’do të ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë kryeministri Albin Kurti”. Sofronijeviq aktualisht është dërguar i prangosur në stacionin policor në jug. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 19/03/2025