Arrestimi i kryeshefit dhe bastisjet në KEK, Jansha: Rezultat i gjetjeve nga rasti i Berishajt NULL NULL 20.04.2023 00:46 20.04.2023 00:46 Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Para këtij arrestimit, sot në hapësirat e KEK-ut është kryer një kontroll nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe ish-kryeministri slloven Janez Jansha, i cili njëkohësisht e përmendi edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, që për muaj të tërë përflitet se është pjesë e një skandali financiar e energjetik në Slloveni në lidhje me kompaninë GEN. Jansha tha se arrestimet dhe bastisjet e sotme në Kosovë vijnë pas rastit të Berishajt. “Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket janë si rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GEN”, ka shkruar Jansha në Twitter. Berishaj, akuzat ndaj tij i ka mohuar vazhdimisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 21 orë më parë
Kosova Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme 24 orë më parë