Arrestimi i 48 policëve, Haxhimustafa nga IPK: Ka elemente të krimit të organizuar (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestimi i 48 policëve, Haxhimustafa nga IPK: Ka elemente të krimit të organizuar (VIDEO)

NULL NULL
4 months më parë

Aksioni i sotëm, i koduar me emrin “Pika”, rezultoi me arrestimin e 48 zyrtarëve policorë.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur Bardhyl Haxhimustafa, udhëheqës i Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai tha se në raste të tilla, veprohet në mënyra të ndryshme, ndonjëherë në grup, e ndonjëherë individualisht.

“Kemi raste të ndryshme, kur vepron një zyrtar policor, kemi kur në grup ose në prezencën e disa kolegëve përfiton vetëm një zyrtar policor, të tjerët jo, por duke marrë parasysh se janë zyrtarë policorë, kanë obligim që të lajmërohet vepra penale, atëherë e bartin edhe përgjegjësinë penale, poashtu edhe atë administrative në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

Haxhimustafa u shpreh se ky rast ka edhe elemente të krimit të organizuar, përcjell Klankosova.tv.

“Vetë fakti që fillon dhe përfundon me Prokurorinë Speciale, vetë fakti që në inspektorat hetimi fillon pranë divizionit përkatës, mendimi im është që kemi elemente të një krimi të organizuar”, u shpreh tutje ai.