Arrestimet për tërmetin e nëntorit – Prokuroria: Shkeljet kryesore, falsifikimi i dokumentave NULL NULL 15.01.2020 14:46 15.01.2020 14:46 Prokuroria e Tiranës dhe policia kanë dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me personat e arrestuar për tërmetin e 26 nëntorit. Elisabeta Imeraj është shprehur se prokuroria ka disa drejtime për të identifikuar personat e përfshirë në evidentimin e fakteve nëse drejtuesit apo kontraktorët kanë zbatuar rregullat për ndërtimet, si dhe për lejet e paligjshme të dhëna. Gjithashtu janë hetuar dokumentat e objekteve nëse ka pasur pa rregullsi, ku shkeljet kryesore janë falsifikimet. Deri më tani bëhet me dije se janë arrestuar 31 persona. Funksionarët e ish komunave kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Detajet në lidhje me këto arrestime janë publikuar ekskluzivisht nga Top Channel ditën e djeshme./TopChannel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin, u ngutën ta bënin këtë pas Banjskës 27 minuta më parë