Arrestime për subvencione në Istog pas raportimit të Klan Kosovës (VIDEO) NULL NULL 03.12.2021 20:38 03.12.2021 20:38 Emisioni “Alibi” në Klan Kosova muaj më parë raportoi për rastin ku mali u subvencionua për grurë, por gruri nuk u mboll kurrë në komunën e Istogut. Përfitues i 16 mijë e 710 eurove ishte Kushtrim Zogaj, i cili ishte i punësuar si zyrtar bujqësor për digjitalizimin dhe regjistrimin e pronave që subvencionohen nga shteti, njofton Klan Kosova. Kështu Zogaj u arrestua në mëngjesin e 24 shkurtit të këtij viti, atë kohë kur Ministria e Bujqësisë u mbush me hetues policorë nga krimet ekonomike dhe ata të njësive speciale, ku gjatë dy aksioneve në kohë të ndryshme u arrestuan edhe shumë persona të tjerë. Për këtë rast, gazetarët e emisionit “Alibi” patën kontaktuar vet ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili tha se janë në dijeni për keqpërdorimet dhe mashtrimet që janë bërë në të kaluarën, mirëpo shtoi se po punojnë në evidentimin e tyre. Peci gjithashtu tha se tani e tutje, subvencionimi do të bëhet jo vetëm më sipërfaqe të mbjella, por edhe për sasinë e rendimentit të nxjerrë. Gjatë tre vjetëve të fundit, përkrahja për kulturën e grurit ka qenë 150 euro për hektarë ndërsa tani vlera është përcaktuar që të jetë 75 euro për hektar, e nga 0.019 centë për kilogram. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë