Arrest shtëpiak për zyrtarin e UNHCR-së në Gjilan që përvetësoi rreth 17 mijë euro NULL NULL 15.03.2019 15:35 15.03.2019 15:35 Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të pandehurit A. Rr. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar në organizatën ndërkombëtare UNHCR – Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, ka kontaktuar me persona, duke i’u premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë tjetër alternative, do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. Sipas policisë, ai u arrestua nën dyshimin se në periudhën prej vitit 2015 deri në 2016 në Kamenicë derisa ishte duke punuar si agjent terreni i UNHCR-së, duke shfrytëzuar pozitën e tij kishte arritur që disa të dëmtuarave duke i mashtruar t’ua marrë një shumë parash prej 17.800 euro me arsyetimin se do t’iu ndihmonte për të përfituar nga donacione të organizatës për rregullimin e disa shtëpive. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë