Arnold Schwarzenegger bëhet gjysh NULL NULL 10.08.2020 18:34 10.08.2020 18:34 Vajza e aktorit Arnold Schwarzenegger, Catherine, dhe burri i saj Chris Pratt, janë bërë prindër, duke e mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Lajmi i mirë u zbulua nga vëllai i Arnold, Patrick Schwarzenegger. Në një intervistë për Entertainment Tuning ai falënderoi fotografin për urimin që u bë dajë. Patrick tha se Catherine dhe Chris ndjehen shkëlqyeshëm pasi morën një “dhuratë të vogël” të quajtur “Guardian of the Galaxy” sipas filmit me të njëjtin emër në të cilin luajti babai i gëzuar. Çifti u martua në qershor të vitit të kaluar, pas vetëm pesë muajsh takim. Për Catherine, ky është fëmija i parë, ndërsa Chris Pratt dhe ish-gruaja e tij, Ana Faris, kanë një djalë shtatëvjeçar me emrin Jack. Në janar 2019, Pratt tha se një ditë do të dëshironte të kishte një familje të madhe. “Dua shumë fëmijë. Unë kaloj më shumë kohë duke shijuar jetën dhe më pak duke punuar,” tha ai në një intervistë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.