Lajmet e fundit
QKUK po angazhon përkohësisht specialistë të rinj të ORL-së, Emergjencës dhe Onkologjisë, për shkak të mungesës së konkurseve për punësim të rregullt.
11 specialistë të ORL-së dhe 11 të Emergjencës po punojnë me kontrata 3-mujore, kryesisht në kujdestari.
Ndërsa 4 onkologë kanë nënshkruar kontrata 4-mujore. Specialistët kërkojnë punësim të rregullt, ndërsa pagesat për kujdestari variojnë nga 112 deri në rreth 320 euro bruto, varësisht nga dita.