Armët në duart e fëmijëve, Ademaj: 10% parandalohet nga shteti, 90% nga familja (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Armët në duart e fëmijëve, Ademaj: 10% parandalohet nga shteti, 90% nga familja (VIDEO)

NULL NULL
05.05.2023 18:20
Xhemajl Ademaj

Sulmet me armë zjarri që ndodhën së fundmi në Serbi, kanë ngritur shqetësime edhe në Kosovë.

Eksperti i kriminalistikës, Xhemajl Ademaj, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të bashkëpunojë me shkollat në mënyrë që fëmijëve t’u ndalohet mbajtja e armëve.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se përgjegjësinë më të madhe e bartin familjarët sepse ata duhet ta dijnë se çfarë po bartin me vete fëmijët e tyre.

“Fëmija nën 18 vjeç nuk guxon të hyjë në poligon dhe të ushtrojë me armë. Prindi i cili i merr armët, është më mirë ta blejë një kasafortë prej metalit ta mbajë armën sesa të hollat sepse arma merr jetë”.

“Baza e sigurisë për ta parandaluar këtë tragjedi është familja dhe familjarët. Pastaj Policia e Kosovës duke bashkëpunuar me shkollat”.

Tutje, ai ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj dhe se duhet të apelohet për legalizimin e armëvë.

“Kur ia jep lejen e armës, duhet me qenë në kuadër të stacionit në mënyrë që policia të shkojë dhe ta kontrollojë se ku e lë armën”.

“10 për qind varet prej ligjit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, 90 për qind varet prej familjes. Duhet të kontrollohet fëmija”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv