Armëmbajtje pa leje në Shtime e Ferizaj – një person lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje NULL NULL 12.12.2024 09:27 12.12.2024 09:27 Foto ilustruese Një 51-vjeçar është ndaluar në Shtime pasi që policia kishte pranuar informatë se në fshatin Mollopolc një person ka me vetë një armë zjarri. Sipas policisë, tek i dyshuari është gjetur pushka e gjuetisë me pesë fishekë. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit, e cila ishte dhe me dokumentacion të skaduar”, thotë policia në komunikatë, raporton Klankosova.tv. Ndërkohë në një rast tjetër, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimit , policia ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari A.S i moshës 44 vjeçar është gjetur një armë zjarri me 10 fishekë dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 2 orë më parë