Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Armatura 4 metërshe i ngulet në kokë… /Historia e rëndë e 25-vjeçarit që u lëndua në vendin e punës (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 14.01.2025 19:21

Mëngjesin e 21 majit të 2022-tës, Bledar Shijaku u zgjua si zakonisht dhe u nis për në punë.

Gjatë ditës ai vazhdoi punën si çdo ditë tjetër të zakonshme, mirëpo i tillë nuk qe edhe përfundimi i orarit, raporton Kiks Kosova.

Bledari mori gjërat e tij dhe u nis për në shtëpi. Teksa dilte nga ndërtesa, dy ekipe që po punonin në një ndërtesë ngjitur me vendin e tij të punës, kishin bërë gati një armaturë të gjatë 4 metra dhe po mundoheshin që të e ngjisnin me litar në katet më të larta.

Por, ekuilibri i tyre u prish dhe armatura ra, duke përfunduar mbi kokën e 25 vjeçarit.

Për prindërit e të riut, momenti me i tmerrshëm i jetës së tyre ishte 21 maji i 2022, kur dikush i mori në telefon duke i lajmëruar si biri i tyre Bledari është aksidentuar në vendin e tij punës.

Dhe kjo në fakt qe frika që e kishte mbajtur në ethe gjithë ditën nëna Zarife e baba Tafili, pasi e ndjenin se diçka e keqe kishte ndodhur.

Pas mbërritjes në spital, me të parë të birin në atë gjendje, e ëma alivanoset.

Po atë mbrëmje, që ishte e shtuna e 21 majit, Bledari me urgjencë futet në operacion, duke mos ditur se a do të dalë i gjallë nga aty.

Operimi për të shpëtuar jetën e tij zgjati më shumë se 5 orë, por ishe me sukses.

Pas operacionit, i ati mori vesh nga mjekët se Bledari ishte rasti i dytë në botë i cili kishte shpëtuar i gjallë nga një aksident i tillë.

Gjendja ekonomike e familjes së 25 vjeçarit nuk ishte stabile, madje qysh të nesërmen babai i tij Tafili filloi të kërkonte mënyra për të gjetur të holla në mënyrë që t’i siguronte të birit një tretman adekuat për shërim.

Me lot në sy, Tafili tregon peripetitë e tij dhe shëtitjen nëpër banka, për të marrë një kredi, në mënyrë që ta dërgonte të birin për shërim jashtë shtetit. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.